Korçë, 10 dhjetor 2011, NOA – Një grua 34-vjeçare nga Korça është vënë nën mbrojtjen e strukturave përkatëse, për shkak se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike sistematike, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.
Sipas të dhënave dje policia e Korçës firmosi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L. L, 34 vjeçe, me 5-klasë, banuese në lagjen nr.15 në qytetin e Korçës, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Olsi Lubinja, 35 vjeç, me 7 klasë shkollë dhe banues në lagjen nr. 15 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë sistematike ndaj saj.
Lubinja po procedohet penalisht për dhunën ndaj bashkëshortes.
Një tjetër ngjarje vjen nga Korça, ku pas një zjarri të rënë në lagjen 14. në Korçë janë shkrumbuar magazina me rrobat e përdorura e tëra në pronësi të Kadri Ismail Iberhasaj, 67 vjeç, 5-klase, banues në lagjen nr.14 në Korçë.
Sipas policisë zjarri i rënë ishte aksidental.
mit/NOA