English

Mallra kontrabandë, pranga për tregtarin

Korçë, 10 dhjetor 2011, NOA- Një 43 vjeçar nga qyteti i Korçës përfundoi në prangat e policisë nën akuzën për “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se Gëzim Gega u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në dyqanin e tij, në tregun e Korçë, iu gjetën dhe sekuestrua 13 arka me birra, 15 shishe vere dhe 10 bidona me vaj, me mbishkrime në gjuhë të huaj, mallra që dyshohen se janë kontrabandë.

a.y/NOA

KOMENTE