English

Meta: LSI në të njëjtin drejtim edhe në zgjedhjet e 2013-ës

Korçë, 10 dhjetor 2011, NOA – Gjatë një takimi me anëtarët e LSI-së në Maliq të Korçës, shefi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta rikonfirmoi se LSI ka bërë zgjedhjen e duhur dhe se do të garojë në të njëjtin drejtim politik edhe në zgjedhjet e vitit 2013, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Meta iu referua zhvillimeve më të fundit politike në vend pas arritjes së konsensusit për reformat kyç, duke ritheksuar se LSI ka bërë gjithnjë apel për përmbushjen e 12 rekomandimeve të KE-së si dhe kryerjen e reformës zgjedhore përmes parimit të gjithëpërfshirjes.

Kryetari i LSI-së nënvizoi se duhet rishikuar Kodi Zgjedhor pasi ai aktual nuk siguron barazinë e votës, ndërsa apeloi për përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

“LSI ka apeluar prej kohësh për përmbushjen e 12 rekomandimeve. Më së fundi po ecet në drejtimin e duhur, për reformën zgjedhore. Në presim që të bëhet një debat publik për Kodin Zgjedhor, për sigurimin e barazisë së votës, pasi Kodi aktual nuk e garanton këtë”, nënvizoi Meta.

Meta komentoi edhe librin “kurban” të Edi Ramës.

mit/NOA

KOMENTE