Tiranë, 10 Dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 10 dhjetor 2011.
Edicioni i parë
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në faqen e parë atë me titull; “ Si shmanget taksa 10 % në shitjen e shtëpive”, i cili pasqyron deklaratat e ministrit të Financave, Ritvan Bode.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Administrata, 10 mijë lekë shpërblim për Vitin e Ri, "digjen" pensionistët”
“Rexhep Qosja: Të pavërtetat e librit të Helena Kadaresë dhe konflikti im me Ismailin”
“Atentati me eksploziv, BRISK-u merr në mbrojtje nr.2 të policisë”
“Fëmijët e Berishës kundër Tahirit, vonesa e deputetit shtyn gjyqin”
“Fajon: Në BE po diskutohet rivendosja e vizave për Ballkanin”
“Provokimi i Enxhit të BB, nxjerr gjoksin në sfilitë”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Sulmi i Daul kundër Ramës fsheh një kontratë miliardere”, i cili flet për deklaratën e përfaqësuesit të PPE dhe një kontratë mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze për blerjen e helikopterëve.
Disa tituj të tjerë janë; “Dritan Dajti, 15 prova zhduken nga dosja”
“Ja fotot e atentatorit të kryepolicit”
“Shifrat e INSTAT, bien me 10% punimet në infrastrukturë”
“Gjimnazet private, probleme me plotësimin e regjistrave e mësuesit”
“Pensionistët e TOB, Berisha shkel VKM për largimin nga detyra”
“Komisioni Evropian: Shkollat shqiptare në gjendje të mjerueshme”
“Dështon “gjeli” i pensionistëve, Rama e Bode debat për amnistinë fiskale”
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në faqen e parë; “PD dhe PS firmosin me BE: Do fitojmë kohën e humbur”, i cili flet për takimin e katërt ndërparlamentar për Stabilizim-Asociimin, BE-Shqipëri. Disa tituj të tjerë janë;
“Berisha në Paris, pritet nga kryeministri francez”
“Rrëfehet Drita Pelingu: Ditari që mbaj prej 66 vjetësh”
“Bode: Falja fiskale, si po rritet interesi i qytetarëve”
“Rama: Amnistia u bë për pushtetin, jo për biznesin”
“Luan Zhegu, në krye të Qendrës Kulturore Tirana”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Qeveria lë pa darkën e vitit të ri 560 mijë pensionist”, i cili citon deklaratën e ministrit të Financave, Ritvan Bode për shpërblimet e fundvitit.
Disa tituj të tjerë janë; “Pas tre vitesh, PD dhe PS mësojnë gjuhën e BE-së”
“100 këshilla speciale për një zemër të shëndetshme”
“Eksplozvi në banesë, “BRISKU”, merr në ruajtje nëndrejtorin Dorian Muça”
“Panairi i Verës, Basha dhe Ruli pinë 12 lloje vere”.
Organi mediatik i Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor në faqen e parë të saj titullin; “Oborri në festë, Saliu ndëshkon pensionistët”, i cili pasqyrohet nga një foto e ministrave Sokol Olldashim, Genc Rusi dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, dje gjatë Panairit të Verës në Tiranë.
Disa tituj të tjerë në faqen e parë të kësaj gazete janë; “Bode dështon dhe me amnistinë, Rama: Ishte për bizneset e pushtetit”
“Eurodeputetët: Gjykata të dënojë korrupsioni, gjoba ndaj Top-Channel, presion ndaj fjalës së lirë”
“Skandali diplomatik i Berishës, Kukan: Doll nuk ka bërë deklaratë fyese ndaj kreut të PS”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip e anglisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA