English

Presidenti i Kazakistanit refuzon titullin “Hero i Popullit”

Astana, 10 Dhjetor 2011 - Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev tha sot para gazetarëve se ai refuzon pranimin e çmimit “Hero i Popullit”, por tha se nuk është kundër idesë së shpalljes së 1 dhjetorit si “Dita e Presidentit të Parë të Kazakistanit”.

Në fund të nëntorit, qeveria e Kazakistanit aprovoi propozimin për ta prezantuar Nursultan Nazarbayev me këtë çmim, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të pavarësisë së Kazakistanit me 16 nëntor, raporton Evropa e Lirë.

Nursultan Nazarbayev tha se ai nuk do ta nënshkruante këtë propozim. Ndërsa i pyetur nëse i pëlqente ideja e shpalljes së 1 dhjetorit si Ditë e Presidentit, ai tha se nuk është kundër kësaj ideje.

KOMENTE