English

Presidentja e Kosovës, vizitë zyrtare në SHBA, takime me Klinton dhe FBI

Prishtinë, 10 Dhjetor 2011 NOA - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë në lançimin e Projektit për Gratë në Shërbim Publik, me ftesë të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Zonja Jahjaga do të takohet me sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Po ashtu kryetarja e Kosovës do të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë drejtuesit e FBI-së, Ministrisë së Mbrojtjes, dhe Kryeprokurorin amerikan.

Presidentja Jahjaga do të mbajë fjalime në dy universitete amerikane, Johns Hopkins në Washington DC dhe Monmouth University në New Jersey.

a.b/NOA

KOMENTE