English

Stresi është ngjitës, ashtu si gripi, si na ngjitet nga ata që rrijmë

Hawai, 10 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – – Stresi është ngjitës, njësoj si sëmundja e gripit që përhapet tek të gjithë. Në një përfundim të tillë ka arritur një studim i kryer nga Universiteti i Hauait, sipas të cilit, ai nuk është një sëmundje e mirëfilltë, por përhapet njësoj si të ishte ngjitës.

Sipas tij, stresi përhapet direkt nga trupi në trup dhe nga mendja në mendje, njësoj si e ftohura e përbashkët. Studimi i kryer nga psikologët Elaine Hatfield, John T. Cacioppo dhe Richard L. Rapson, tregon se stresi sillet si një sëmundje emocionale tipike.

Te meshkujt, efekti i tij është më pak i dukshëm, ndoshta sepse gratë kanë më shumë gjasa të jenë në një mendje me vuajtjet e të tjerëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Problemi është se këto emocione negative, arrijnë që ta bëjnë personin “e infektuar" t’i pranojë ato si të ishin të tij.

Disa muaj më parë, një tjetër studim i publikuar në Akademinë e Finlandës, ka zbuluar se për të paguar çmimin e stresit dhe tensionit nervor, janë fëmijët tek të cilët, prindërit kanë një ndikim negativ.

Hulumtuesit intervistuan më shumë se 500 fëmijë dhe familjet e tyre dhe përgjigjet kanë treguar se prindërit të cilët jetonin një siklet fizik dhe emocional, janë më të prirur për t’i "infektuar" e fëmijët, sidomos nëse janë të të njëjtit seks. r.b/NOA

KOMENTE
  • lori12:08 - 10 Dhjetor 2011
    Jam nje djali 25 vjec kam shum shume stres dhe kam nje dhimbje shume te madhe ne koke dhe ne gjoks.kam deshire qe ta luftoj kete stres por nuk e dij se si hiqet kjo semundje.SI MUND TE ME KESHILLONI KETE. PRES PERGJIGJEN TUAJ JU FALIMINDERIT