English

Twitter ndryshon “fytyrë”

SHBA, 10 dhjetor NOA - Një thjeshtëzim më i madh i navigimit, një profil më i gjerë me më shumë hapësirë për “brand pages”, faqet e publicitetit. Janë pikërisht tiparet e sipërpërmendura që përbëjnë risitë në rrjetin social të Twitter. Twttier duhet thënë se është një nga rrjetet sociale më të dashura nga VIP-at. Kështu në rast se Twitter ka zgjeruar funksionalitete dhe paraqitjen e jashtme të rrjetit social, në krahun tjetër Facebook ka nisur në Zelandën e Re shpërndarjen e versionit Beta të Timeline. Kujtojmë se Timeline është grafika e re e prezantuar nga Mark Zuckerbergshtator që duhet thënë se që në fillim ka shkaktuar polemika të shumta. r.b/NOA

KOMENTE