English

Vrasje në mes të Hollywood

Hollywood, 10 dhjetor 2011, NOA-Policia ka vrarë një njeri ditën e premte në zemër të Hullywood, pasi ky i fundit kishte filluar të qëllonte makinat e rastit duke plagosur edhe një shofer.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, asnjë polic nuk u plagos ndërsa një dëshmitar i quajtur Oscar Herrera, tha për mediat se kishte parë një njeri të ecte drejt Sunset Buolevard pranë Hollywood, filloi të qëllojë të paktën me 9 të shtëna.

“Njerëzit vraponin nga të gjitha anët, dhe shtriheshin përtokë, në përfundim agresori mbaroi plumbat dhe nxori një thikë, por një polic e qëlloi katër pesë herë duke i dhënë fund ankthit të kalimtarëve”, rrëfeu Herrera.

a.y/NOA

KOMENTE