Londër, 11 dhjetor 2011, NOA- Qeveria angleze vendosi që të dëbojë nga vendi spiunin rus Mikhail Repin.
Siç informon NOA.al, Repin ishte zyrtarisht sekretari i tretë i seksionit politik në ambasadën e Londrës dhe po punonte për të rekrutuar parlamentarë dhe funksionarë të Qeverisë së Anglisë.
Rikthehet kështu i lartë tensioni mes Londrës e Moskës, pesë vjet pas vekjes së Alexander Litvinenko, ish-agjent i KGB, i vrarë në vitin 2006 me një dozë vdekjeprurëse poloniumi radioaktiv 210.
a.y/NOA