English

Durrës, varet babai i dy fëmijëve

Durrës, 11 dhjetor 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, ku babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, 45 vjeçari me iniciale A.H, i ka dhënë fund jetës duke u varur, duke marrë me vete edhe arsyet e kësaj ngjarje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima nuk kishte probleme ekonomike dhe as nuk kishte shfaqur shenja mërzie, çka e bën të pakuptueshëm vetëflijimin e tij.

a.y/NOA

KOMENTE