Milano, 11 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Mosbesim. Ankth. Terror. Ishin këto përjetimet që vuajti për një vit të tërë një 40-vjeçar me emrin Max Brice, nga Italia, të cilit i thanë se kishte virusin HIV-AIDS pas testimit të kryer.
Testim në fakt, i cili pas një viti rezultoi t’i ishte bërë gabim sikurse raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Por që i mori ama të gjithë miqtë që i larguan, familjen që iu shkatërrua dhe mendjen, që për pak sa nuk i iku.
Gjatë një viti të tërë që kujtonte se ishte me AIDS, ky person që shihni në foto, luftoi me të gjithë dhe me çdo gjë. Deri sa një mik e tërhoqi zvarrë në një laborator për ta bërë sërish testin se po shkatërrohej psikologjikisht.
Dhe ai u rikthye në jetë normale. Ai nuk ishte i sëmurë, e kishin gabim. "Unë nuk mund ta besoj ende, - ka pohuar ai i lumtur për mediat, - e kam ribërë tre herë deri tani testin”.
r.b/NOA