SHBA, 11 dhjetor 2011, NOA – Modelja Kim Kardashian ka vendosur të mos ketë më tabu në jetën e saj pas divorcit me basketbollistin Kris Humpshire, pas vetëm, 72 ditësh martesë. Në setin e ri të fotot që ka publikuar në media, vajza e njohur në botën e spektaklit, duket më provokuese se kurrë.
Në prezantimin e linjës së re të veshjeve intime, modelja ka treguar thuajse gjithçka. Ndërsa nuk mungojnë dhe fotot e fundshpinës së saj, që siç shkruajnë mediat amerikane, e kanë bërë të Karadashian të njohur në gjithë botën.
31-vjeçarja me orgjinë armene është bërë e njohur se bashku me anëtarët e tjerë të familjes me anë të një reality-show, ku gjithë familje rrëfen jetën e përditshme.
Më pas ajo ka nisur dhe suksesin në biznes ku është prezantuar me një linjë çantash për femra dhe së fundi me veshjet intime seksi. Për linjën e veshjeve intime, Kardashian duket se nuk ka pasur nevojë për modele, duke i prezantuar vet ato.
a.k/NOA