Los Angeles, 11 dhjetor 2011, NOA - Vajza e njohura të botës së artit i kushtojnë gjithmonë rëndës veshjes dhe imazhit. Por, duke kërkuar ekstravagancën, ndodh dhe që të bëjnë shfaqe jo të mira duke zbuluar një pjesë të trupit. Mediat rozë veçojnë 6 modele, këngëtare dhe artiste gjatë muajve të fundit kanë pësuar incidente, ku një pjesë e trupit është zbuluar padashje gjatë shfaqjes në publik.
Modelja e parë është gjermania Micaela Schafer. Në fakt, më shumë bëhet fjalë për një aksident me dashje. Modelja ka veshur një fustan me një dekolte paksa të ekzagjeruar. Si për të mos mjaftuar prerja e fustani, Micaela, e ka nxitur pak fantazinë e meshkujve duke lëvizur një pjesë të fustani me dorë gjatë pozimit.
Në foton e dytë është modelja ndërkombëtare Naomi Campell. Bukuroshja që njihet ndryshe dhe me emrin “Perla e Zezë” ka qenë një aktivitet bamirësie, ku është paraqitur me një veshje mjaft ekstravagante. Gjatë komunikimit me të pranishmit është përkulur pak më shumë dhe kaq u është dashur fotografëve që të bëjnë foto jo vetëm për bamirësinë, por edhe për kopertinat hot të revistave.
Në foton e tretë, paparacët duket se nuk i kanë pasur asnjë faj këngëtares Kelly Roland. Me veshjen në të cilën është prezantuar në një koncert, vajza e njohur e botës së muzikës më shumë ngjan me një striptiste, sesa më një artiste serioze .
Fotografitë toples nuk mungojnë dhe për modelen e njohur Bar Refaeli. Ish e dashura e aktorit Leonardo Di Kaprio është kapur nga paparacët në poza mjaft interesante teksa ka qenë me pushime dhe duke marrë disa rreze dielli.
Ndonjë herë në pasaraela duhet të marrë parasysh se në vend të prezantosh një veshje, mund të prezantosh pa dashje një pjesë të turpit nudo. Kjo i ka ndodhur modeles gjermane, Hana Nitsche. Teksa prezantonte veshjen e një stilisit në njohur gjerman në Javën e Modës në SHBA, një pjesë e veshjes është rrëzuar gjatë ecjes, duke zbuluar një pjesë të gjoksit të modeles.
Një tjetër foto është dhe ajo e këngëtares së njohur të rrymës NRG, Beyonce Knoules. Këngëtarja është kapur nga fotografët teksa ka dhënë disa leksione vallëzimi. Por veshje e saj sportive nuk ka qenë e përshtatshme për të bërë lëvizje të krahëve.
a.k/NOA