English

Maqedoni, ankesa në rritje për diskriminim

Shkup, 11 dhjetor 2011, NOA- Ankesa në rritje ndaj diskriminimit janë shënuar në Maqedoni, ku brenda një periudhe të shkurtër është rritur disa herë numri i ankesave të qytetarëve kundër rasteve të diskriminimit.

Vetëm gjatë 11 muajve të kaluar pranë Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi kanë mbërritur 57 ankesa nga ana e qytetarëve.

Komisioni theksoi se ankesat dëshmojnë vetëdijen e qytetarëve për të drejtat e tyre. Komisioni ka publikuar këto të dhëna me rastin e 10 dhjetorit- Ditës për të drejtat e njeriut, bën të ditur INA.

Avokati i Popullit me rastin e kësaj dite tërhoqi vëmendjen për respektimin e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti theksoi se ky përvjetor i kushtohet mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mediave, të cilët kanë rëndësinë e tyre themelore për promovimin e të drejtave të njeriut.

a.y/NOA

KOMENTE