English

Medvedev kundër parrullave dhe ripërsëritjes së zgjedhjeve në Rusi

Moskë, 11 dhjetor 2011, NOA – Presidenti rus, Dmitri Medvedev nuk mbështet akuzat e opozitës ruse për manipulimin e zgjedhjeve nga partia “Rusia e Bashkuar” e kryeministrit Vladimir Putin, që mori mazhorancën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, dhe kërkesën e opozitës ruse për ripërsëritjen e zgjedhjeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Medvedev shkruante në faqen e tij në Facebook se nuk pajtohej as me parrullat, ku shkruhej "Gadafi u vra, kush e ka rradhën tani”, as me akuzat e protestuesve në qendër të Moskës.

Presidenti rus saktësoi se të gjithë qytetarët rusë kanë të drejtën e tyre të protestojnë lirisht për bindjet e tyre politike, siç ndodhi një ditë më parë në qendër të Moskës, rikujtoi ai.

Afro 50 mijë njerëz protestuan të shtunën në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, duke kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, në një demonstratë të ndjekur këmba këmbës nga policia, në mënyrë të paprecedentë, qysh prej ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, në vitin 2000.

Nga Moska, në Shën Peterburg dhe në një dyzinë qytetesh të tjera ruse protestuesit kundërshtuan fitoren e partisë së kryeministrit aktual Vladimir Putin në zgjedhjet legjislative të 4 dhjetorit.

Vetë Putin ka paralajmëruar se ka ndërmend të rikthehet në Kremlin në muajin mars të vitit të ardhshëm.

mit/NOA

KOMENTE