English

Meta: Të garantohet vota e emigrantëve‏

Volos (GREQI), 11 Dhjetor 2011, NOA/ - Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë të drejtën e votimit edhe për emigrantët. Deklarata është sot nga kreu i LSI-së, Ilir Meta gjata takimit të zhvilluar me emigrantët në qytetin bregdetar Volos, të Greqisë ku u ngritën dhe strukturat e para të kësaj partie, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kreu i LSI-së, pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së së degës në Vollos, vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri. “Reforma zgjedhore duhet të garantojë votën e emigrantëve”, tha Meta.

Meta, pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së së degës në Vollos, vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri.

“LSI është shumë e interesuar që shqiptarët kudo ku janë të gëzojnë të drejtat e tyre, veçanërisht emigrantët që mbajnë dhe një barrë të madhe ekonomike duke ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri”, tha Meta.

Më pas Kryetari i LSI-së z. Meta, i shoqëruar nga deputeti Vangjel Tavo, është pritur në një takim tepër miqësor nga kryetarin e bashkisë, Skontinos.

e.t/NOA

KOMENTE