Tiranë, 11 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 11 dhjetor 2011.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës, “Kontrata e re: Dritat, kushtet e CEZ për konsumatorët”.
“Itali, vajza 16 vjeçare pranon të abortojë pasi doli nga gjykata, zhduket djali shqiptar”, është një tjetër shkrim i kësaj të përditshme.
Artikull tjetër në faqen e parë të gazetës është edhe, “Rritja e çmimeve për festat, Basha ngre Task- Force”.
Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin, “Ligji i pronave/ Skadon afati i AKKP, 5000 dosjet e pronave pezull”.
“Kreu i ILDKP: Zyrtarët e korruptuar fshehin pasuritë në emër të të afërmve”, është një tjetër artikull që zë fokus kryesor në faqen e parë të kësaj gazete.
Shkrim tjetër është edhe, “Basha: Task-Force kundër rritjes së çmimeve për festat”.
Gazeta “Shekulli”, ka si argument kryesor të ditës, “Meta: LSI në 2013 në të njëjtin drejtim”.
Shkrim tjetër i kësaj të përditshme është edhe, “Udhëtim në lokalet e natës në Tiranë”.
“Aksident në brigjet e Qipros, shpëton ekuipazhi i anijes shqiptare “Edro 3”, është një artikull tjetër kryesor i kësaj gazete.
E përditshmja “Koha Jonë”, vë në fokus kryesor shkrimin, “Stop fenomenit/ Festat e fundvitit, Basha frenon rritjen e çmimeve”.
“Harasani: Rama, ngjyrë e re në mur të vjetër”, është një shkrim tjetër ku jepet intervista e deputetit socialist.
Shkrim tjetër i kësaj të përditshme mban titullin, “Tepelenë/ Rama: Vendi meriton një politikë të re”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin, “Bllokim llogarive, pronat e gjykatës ia dha vjehrrit. Gjykata sekuestron pasuritë bankare të Valer Xhekës”.
Fokus tjetër kryesor i kësaj gazete është edhe shkrimi, “Pensionet pajtojnë Ramën e Harasanin”.
“Skandali “Pango” shkon në Gjykatën e Lartë’, është shkrim tjetër i kësaj të përditshme.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor të ditës, “Berisha do zgjedhje, por Topi ka dorëheqjen”.
“Me plumb në bark dhe nuk tregon autorin”, është një artikull tjetër i përzgjedhur në faqen e parë të kësaj gazete.
Një vend të rëndësishëm në hapësirën e faqes së parë të kësaj të përditshme zë edhe shkrimi, “Qeveria u mohon policëve pagën e 13, kriza del mbi ligj”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.y/NOA