English

Përpiqet të mbrojë motrën, theret për vdekje nga i shoqi i saj

Pisa Itali, 11 Dhjetor 2011 NOA/ Rid BulkuNjë emigrant shqiptar u ther me thikë dhe ndërroi jetë pak orë më vonë, pasi u përfshi në një konflikt që motra e tij kishte me bashkëshortin e saj.

Korrespondentja e NOA.al në Itali raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin Pisa dhe viktima është një 31 vjeçar shqiptar.

Policia lokale tha se ka arrestuar një tjetër shqiptar,m 35 vjeç i cili shihet si përgjegjës për vrasjen.

Nga hetimi doli se i dyshuari ishte grindur me gruan e tij që ishte dhe motra e viktimës 31 –vjeçar. Ky i fundit u përfshi në ngjarje kur e motra u rikthye tek ish-burri i saj për të jetuar tek banesa e tij.

Në precipitim e sipër të sherrit mes të dyve pranë banesës së të dyshuarit, ka ndodhur dhe përgjakja me pasojë therjen me thikë të 31 vjeçarit i cili humbi jetën pak orë më pas megjithë dërgimin në spitalin lokal.

e.t/NOA

KOMENTE