English

Policia e Shtetit: Klandestinët drejt Italisë, jo nga Shqipëria

Tiranë, 11 dhjetor 2011, NOA- Një komunikim zyrtar i Policisë së Shtetit përgënjeshtron lajmin për mbërritjen nga Shqipëria në brigjet e Salentos në Itali të 57 klandestinëve afganë dhe iranianë.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, Policia e Shtetit e cilëson këtë lajm të pavërtetë dhe sqaron se nga të gjitha komunikimet zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet Italiane të zbatimit të ligjit rezulton që klandestinët e kapur nuk kanë mbërritur në territorin e shtetit Italian nga Shqipëria.

Theksohet se brigjet shqiptare monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga aparatura të teknologjisë më të fundit bashkëkohore, si dhe nga mjete lundruese të fuqishme, të cilat në bashkëpunim të ngushtë dhe me homologët italianë, bëjnë të mundur kontrollin e hapësirës ujore dhe ndërhyrjen në mënyrë të menjëhershme në rast tentative trafikimi.

Informacioni nga policia italiane:

“Më datë 09.12.2011, në orën 23.55’, nga avioni “Frontex” në perëndim të Korfuzit është vënë re një mjet lundrues, i dyshuar gomone e përmasave të mëdha, i cili ishte drejtuar në drejtim të S.M. në Leuca, ku në vijim ka zbarkuar dhe klandestinët. Mjeti lundrues, pasi ka zbarkuar klandestinët është larguar menjëherë në drejtimin nga ishte nisur dhe është humbur kontakti radar me të në afërsi të ishullit të Korfuzit, për shkak të detit shumë të trazuar.”

a.y/NOA

KOMENTE