Nga David Ignatius
Është e pamundur t’i shohësh si aleatë: Një president i qetë dhe gjakftohtë amerikan dhe një kryeministër krenar, nganjëherë gjaknxehtë, turk. Por ata kanë zhvilluar një marrëdhënie pune, që është një nga zhvillimet më të rëndësishme, kryesisht bashkëbisedimet nё lidhje me ndryshimet nё botёn arabe. Nëse ekzistojnë faktorë, tё cilët mund tё mbajnë nёn kontroll makthin e Zgjimin arab, atëherë partneriteti SHBA- Turqi është shumё me i lehtё për tu siguruar. Presidenti Obama dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kanë punuar ngushtë, për të menaxhuar ngjarjet në Egjipt, Libi, Siri dhe Iran. Ata kanё biseduar me telefon rreth 13 herë këtë vit, sipas informacioneve tё marra nga Shtëpia e Bardhë. Ky bashkëpunim nuk u fillua midis si miqsh , por kjo ndodhi nё vijim pas një bisede tё hapur vitin e kaluar në Toronto ". Marrëdhënia e krijuar ,ilustron njё princip themelor tё Obamës për “ Respekt dhe interes të ndërsjellë”. Për një administratë, e cila do të influencojë krizën arabe dhe duke qëndruar gjithmonë në sfond, Erdogan-i ka qenë zgjedhja e duhur : Ai ka besueshmëri të lartë në “rrugën” Arabe , sidomos me Vëllazërisë Myslimane dhe palët e tjera islamike fuqizuar nga revolucionet arabe. Pёr mё shumё Erdogani ka ne kabinetin e tij njё ministër tё jashtëm, i cili posedon ambicie Kissinger-iane, ai ёshtё Ahmet Davutoglu-n. Erdogan-i mishëron "modelin turk", një parti të fortë islamike nё qeverisje,e cila ёshtë e angazhuar nё tregun e lirë dhe mbështetur nga një force ushtarake pro-amerikane , që shumë zyrtarë të administratës e shohin si shpresa më e mirë për Egjiptit dhe fqinjët e saj. Por kritikët paralajmërojnë se Erdogan-i ka “ngushtuar” fushën e demokracisë në Turqi, duke reduktuar pavarësinë e medieve, gjyqësorit dhe ushtrisë. Në këtë kuptim, modeli turk ka edhe reziqet e veta. Unë i kam parë me sytë e mi temperin e Erdogan-it , kur ai doli i nevrikosur nga një panel nё Davos, ( ku unë isha moderator, në vitin 2009), sepse mendonte se nuk i kishin lejuar tё shprehë kritikën e tij rreth luftës në Gaza. Kjo shkëndijë zemërimi është edhe arsyeja pse Erdogan-i është kaq popullor në rajonin ku publiku kërkon gjithnjë e mё shumё qё politikanëve të ngrihen e ti bёnё ballё vendimeve tё Perëndimit . Nё kohen qё zyrtaret e Shtëpisë sё Bardhё po merren me rindërtimin e “evolucionit” tё kësaj marrëdhënieje të veçantë, ata kthehen pas ,duke shqyrtuar vendimin e Obamës për të bёrё një “ndalesë”në Ankara, në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si president në prill tё vitit 2009. Itinerari fillestar ishte standard , Grupi i 20-es dhe Samiti i NATO-s në Evropë , por Obama dëshironte krijimin e fuqive te reja , duke filluar kështu me Turqinë. Fjalimi Ankara-s “shkoi mjaft mirë”, por marrëdhëniet u përkeqësuan në fillim të vitit 2010 kur Turqia u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje me Teheranin mbi karburantit, nё lidhje me programin bërthamor Iranian. Obama i pa turqit si nënvlerësues tё politikës amerikane , sidomos kur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ata votuan kundër një rezolute të re sanksionesh ndaj Iranit, gjatё muajit qershor. Obama dhe Erdogan-i pati një përballje atë muaj, në Samitin e G-20 në Toronto Obama protestoi . "Ju e dinit se sa e rëndësishme ishte kjo ishte për mua dhe nuk u bashkuat me mua ", kujton një zyrtar i lartë i administratës. Erdogan-i u përgjegj në tё njëjtën mënyrë”troc”. Pas disa orёsh , ata kaluan nё një "diskutim të gjatë në lidhje me trendet në zhvillim nëpër botë dhe se çfarë do të thotë të jesh aleat." Turqit bien dakord se ky partneritet ka lindur në atë takim. Si shembuj të një "bashkëpunimit të ngushtë e të vërtetë", citon një zyrtar, nё lidhje me ndihmën e qeverise turke në formimin e një qeverie irakiane nёn drejtimin e kryeministrit Nuri al-Maliki, përpjekjet e përbashkëta kundër grupeve terroriste, duke përfshirë këtu edhe partinё Kurde (PKK); partneritetit në Afganistan dhe strategji të përbashkëta gjatë Pranverës Arabe. Aleanca ka vazhduar edhe kur marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin u prishën,si rrjedhojё e incidentit tё flotiljes se Gazës, në maj tё vitit 2010. Shtetet e Bashkuara u përpoqën për të negociuar një “armëpushim”, por ai dështoi kur Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu refuzoi kërkesën e Erdogan-it për falje. Fakti se Obama ka marrëdhënie kaq të mira me Erdogan-in ndoshta shton tensionin e Izraelit nё marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë. Pjesa më delikate e “biznesit” turko-amerikan është përpjekja për tё organizuar një transferim paqësor tё pushtetit në Siri. Erdogan, një herë e një kohё aleati më i ngushtë i të presidentit sirian Bashar al-Assad, tani është nё pozicionin e armikut mё tё keq. Siç ndodh gjithmonë me Erdogan-in , kjo situatё kthehet nё personale: Sipas tij Assad-i nuk kishte mbështetur një reformë, tё cilën e kishte premtuar disa muaj më parë. Kur Assad nuk iu përmbajt premtimit , pasi Erdogan-i i kishte thënë Obama-es se ai do të kishte një marrëveshje brenda 72 orëve, kryeministri turk u turpërua dhe u zemëruar pa masё . Ky zemërimi vazhdon ende dhe i ka nxitur turqit të ndërmarrin një pozicion tё ashpër. Uashington-i dhe Ankaraja po planifikojnë një fushatë presionin kundër Assad-it, e cila do të përfshijë sanksione ekonomike, aktivitete tё fshehta,si synim mbështetjen e opozitën dhe ndoshta një “strehë” përgjatë kufirit turk dhe një “korridor” humanitar brenda pёr brenda Sirisë. Por çfarë do tё ndodhë midis marrëdhënieve Turqi-Iran, a do jetё Turqia si një bombë e kurdisur në kufirin iranian ? Zyrtarët e administratës bёjnё tё ditur se: Kohët e fundit Erdogan-i ka ranë dakord për të vendosur një sistem radar ,si pjesë e një plani mbrojtjeje tё NATO-s, i cili ka si pikësynon kryesisht Iranin.NOA