Shkodër, 11 dhjetor 2011, NOA- Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, ka përfunduar në prangat e policisë.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Vladimir Sokoli lindur e banues në lagjen Perash ishte shpallur në kërkim pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me iniciale Gj.M.
Mësohet se kapja e tij u bë e mundur në fshatin Hot i ri, mbrëmjen e djeshme.
Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
a.y/NOA