Pogradec, 12 dhjetor 2011, NOA – Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, tre ditë më parë dhe personat e akuzuar janë; Besnik Xhevat Ferhati, 42 vjeç,
Alban Ektor Elmaz, 28 vjeç, 8 klasë, Hajdar Rruzhdi Ferhati, 36 vjeç, te tre banues në Lagjen Nr.4 në Pogradec.
Pas një sherri të nisur për motive të dobëta, tre personat kanë qëlluar me mjetë të forta duke u shkaktuar dëmtime serioze. A.Rushitin, 45 vjeç, dhe djalin e tij, A.Rushiti, 24 vjeç, banues në Lagjen Nr.5 në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Pas sinjalizimit të policisë, forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Ndërkohë që autorët ishin larguar.
a.k/NOA