English

Berisha sëmuret duke mbajtur fjalimin, ndërpritet ceremonia e PD

Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA/ Ariola Ymeraj – Kryeministri Sali Berisha është ndjerë keq dhe ka ndërprerë fjalimin e tij të gjatë që po mbante deri pak çaste më parë në hollin qendror të Pallatit të Kongreseve, raporton gazetari i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Berisha teksa ishte duke folur për 21 vjet nga themelimi i PD, befas nuk është ndjerë mirë. AI ka pësuar një turbullim dhe gati ka rënë por kanë vrapuar truprojat dhe disa persona të tjerë për ta ndihmuar.

I kapur nga të dy krahët nga truprojat të cilëve u buzëqeshi për gatishmërinë dhe ndihmën që i dhanë, Berisha është larguar me ngadalë nga foltorja duke u larguar nga salla.

Në këtë situatë, ceremonia është ndërprerë dhe për disa minuta salla ka mbetur pa folur askush.

Vijon...

KOMENTE
  • Joana Amelia Maria21:36 - 12 Dhjetor 2011
    :(((((((((((( SA KEEEQ ME PASKA ERDHUR!!!:(((
  • Agroni Bosii20:42 - 12 Dhjetor 2011
    ooooooooooooo duro kush bre mos e nsho frontin per inati te idi rames . o ty edhe zoti ka me te rujt valla hiq mos ta nin se e qite shqiperin ne drit .
  • inog19:54 - 12 Dhjetor 2011
    hajer ishalla
  • Mondi Brahimaj19:39 - 12 Dhjetor 2011
    do zoti dhe