English

Daniel, maçoku me 26 gishtërinj që shpëton strehimin e Greendale

SHBA, 12 dhjetor NOA - Quhet Daniel, ngjyra e tij është e bardhë me shirita ngjyrë xhenxhefili, dhe për fat të keq, është kthyer në maçokun që mund të shpëtojë “Milwaukee animal rescue center” në Greendale, një qendër rehabilitimi për kafshë në kërkim të njerëzve që mund të kujdesen për to. Maçoku, në fakt, është i prekur nga sindroma i polidaktilisë, një sëmundje gjenetike e lidhur me praninë e një numri më të madh gishtërinjsh se normalja. Dhe kështu, Daniel, në vend të 18 gishtave ka 26 në putrat e tij. Amy Rowell, përgjegjësi i qendrës, e ka gjetur krejt rastësisht Danielin e vogël dhe kuptoi që në fillim se nuk ishte një kafshë si gjithë të tjerat. “Dukej sikur më thoshte: “Hej, kam nevojë për shpëtim”,- shpjegoi Amy, që nuk e fsheh aspak dashurinë për këtë maçok të rrallë. Daniel nuk duket të ketë probleme të shumta prej polidaktilisë: ai vrapon, luan dhe kërcen ashtu si të gjithë maçokët e tjerë. Por historia e tij ka prekur thellë komunitetin dhe kështu janë arritur të mblidhen rreth 50 mijë dollarë që do të përdoren për të përmirësuar kushtet e qendrës së rehabilitimit. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm duke menduar që përpara strehimit të Danielit punonjësit e kësaj qendre me mundim të madh arrinin të gjenin të ardhurat e mjaftueshme për të ushqyer “miqtë” e veçantë me katër këmbë. r.b/NOA

KOMENTE