English

Drogë drejt Italisë, kapen 25 kg hashash në Vlorë

Vlorë, 12 dhjetor 2011, NOA – Një 30-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Juljan Taraj është kapur në momentin që ka qenë duke kaluar pikën doganore në Portin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e sij, policia ka gjetur rreth 25 kilogramë kanabis sativa.

Policia ka arrestuar 30-vjeçarin dhe po heton për personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në trafik. Gjithashtu, pjesë e hetimeve është dhe vendi ku është marrë ose blerë droga, si dhe distinacioni ku do të shkonte në Itali.

a.k/NOA

KOMENTE