Tiranë 12 dhjetor 2011, NOA - Gjykata e Lartë pritet të nis sot seancën gjyqësore të radhës në ngarkim të ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta. Në procesin gjyqësor për videon e regjistruar ku shfaqet ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti pritet të dëgjohen 6 dëshmitarë të tjerë.
Dëshmitarët janë biznesmenë dhe persona që përmenden në bisedën e videos.
Në seancën e kaluar janë marrë në pyetje 4 dëshmitarë, ku mes tyre edhe Fatmir Merkaj, shoqëria e të cilit kishte marrë përsipër ndërtimin e HEC-it të Shushicës. Biznesmeni Merkaj tha gjatë rrëfimit të tij se ish-ministri Dritan Prifti i kishte kërkuar që ti bëntë dhuratë nëse dëshironte të merrte konçesionin e këtij hidrocentrali.
a.k/NOA