English

I vdiq vëllai në luftë, Qeveria e dëmshpërblen me 400 lekë

Phenian, Korea e Veriut, 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Me veçse katër dollarë amerikanë ose 400 lekë (!), është dëmshpërblyer një grua për humbjen e vëllait tij në Luftën e Koreve më 1950. shpërblimi monetar është dhënë nga qeveria e Koresë së Veriut.

Gruaja e ndjerë tregon se kur e humbi vëllanë e saj ajo ishte vetëm dy vjeçe dhe pasi arriti në moshë të rritur ndoqi rregullat e përcaktuara për të kërkuar dëmshpërblim nga shteti për humbjen në luftë të njeriut të familjes.

Gruaja tregon se ishte një fqinjë i saj i cili e kishte informuar se duhet të merrte dëmshpërblim nga shteti pas kaq vitesh që kishte mbaruar lufta dhe të merrte atë që i takonte për vëllain që ra nën armë.

Por ajo që i ka takuar për humbjen e vëllait ushtar në luftë ka qenë pikërisht shuma e katër dollarëve. Kjo shumë i është dërguar nga Ministria për Dëmshpërblimin e Ushtarakëve të Rënë dhe Mbrojtjen e Veteranëve të Luftës.

Kjo ministri ka bërë të ditur se janë 14 mijë ushtarë të rënë në luftë dhe familjet e tyre kërkojnë dëmshpërblim, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Shuma të tilla qesharake, veçse lëndojnë më shumë të afërmit e të humburve tragjikisht nën armë, në vatrat e luftës ku u dërguan me detyrim nga shteti.

r.b/NOA

KOMENTE