English

KFOR denoncon vjedhje misterioze karburanti në Prizren

Prizren 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Kontraktorë të KFOR kanë denoncuar në policinë e Kosovës se u janë bastisur ambientet e tyre nga u janë zhdukur një sasi lënde djegëse, karburant për automjetet.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al raporton se denoncimi u bë dje në lagjen “Arbana”, në Prizren kur në orën 09:00 policia pranoi një telefonatë e cila njoftonte për vjedhje nga dy meshkuj shtetas Çekë.

“Dy shtetasit çekë të cilët janë kontraktorë të KFOR-it kanë njoftuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur rreth 200 litra naftë”, citoi policia lokale. Ajo tha se nuk raportohet për të arrestuar.

“Ne jemi duke hetuar për mënyrën se si u arrit të depërtohej në ambientet ku gjendje karburanti dhe të zhdukeshin që andej nga persona të panjohur, dy kuintalë naftë”, - thanë burimet policore lokale.

e.t/NOA

Lexoni gjithashtu:

Një serb grabit me dhunë nënën e tij në Mitrovicë

“Shenjtor” në Ferizaj, zhdëp me shpulla një vajzë “për t’i prishur magjinë”

Refuzon kontrollin, shtyp me makinë policët duke marrë arratinë

Shpërthim në kazino “Senator”, dy të plagosur

Hagë, kërkohet lirimi për festa i Ramush Haradinaj

Denoncimi: Shqiptarëve të vrarë e të varrosur u janë marrë organet

KOMENTE