Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA – Ndërsa kompromisi mazhorancë-opozitë po vijon të japë frytet e saj, duket se edhe kandidatura e ish-ministrit të Turizmit, Bujar Leskaj, i dekretuar nga Presidenti i Republikës për postin e kreut të KLSH-së, ka marrë miratimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe pritet të hidhet në votë në seancën e radhës të Kuvendit.
Ndërsa rrëzuan dekretin e mëparshëm të Presidentit për emërimin e Sali Shehut në këtë post, me pretendimin se ai nuk përmbushte kriteret kualitative për këtë post, duket se Bujar Leskaj, është i pëlqyer nga PD për këtë post.
Bujar Leskaj u propozua në krye të KLSH-së nga Presidenti Topi në muajin nëntor.
Ai ka qenë ministër i Turizmit, Kulturës rinisë dhe Sporteve në vitet 2005-2007.
Pranimi i kandidaturës së tij nuk është pranuar ende publikisht, ndoshta edhe për faktin se miratimi i dekretit me emrin e tij duhej të kishte kaluar që në seancën e 8 dhjetorit, që përkoi me festën kombëtare të Rinisë.
mit/NOA