SHBA, 12 dhjetor 2011, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barak Obama, ka bërë argumentin e tij se pse ai duhet të rizgjedhjet president vitin e ardhshëm, duke u vënë përballë rivalëve të tij republikanë në pozita superiore.
Në një intervistë në programin 60 Minutes të kanalit televiziv CBS, presidenti e krahasoi veten me kapitenin e një anieje që lundron gjatë stuhisë. Ai tha se nuk pret që amerikanët të jenë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë amerikane.
Ai tha se nëse votuesit besojnë në axhendën republikane për të ulur taksat për të pasurit dhe për rregulla më të pakta, ai do t’i humbasi zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm. Por, ai tha se nuk mendon “që populli amerikan është dakord me këtë drejtim”.
Përkudrazi, ai tha se beson se votuesit do t’i japin atij meritën që shmangu një Krizë të Madhe për të dytën herë në Shtetet e Bashkuara, duke shpëtuar industrinë e automjeteve dhe duke ulur koston e shërbimit shëndetësor.
Presidenti hodhi poshtë kritikat e republikanëve se politikat e tij kanë çuar në luftë klasash. Ai tha se po përpiqet të rikthejë në Amerikë që ngre shtresën e mesme dhe që kërkon nga amerikanët e pasur të paguajnë pak më tepër.
Kandidatët republikanë për presidencën, përfshirë ata që janë në krye të garës, Mit Romni dhe Njut Gingrich, kanë thënë se zoti Obama nuk është në gjendje ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
NOA/VOA