Peru, 12 dhjetor NOA - 20 milionë dollarë. Është kjo vlera komerciale e kokainës likuide që policia e anti-drogës në Peru ka gjetur të fshehur në 900 kanaçe kallaji. Këto paketime ishin të gjitha të gatshëm për tu çuar në Spanjë në ishullin e Majorkas. Në pranga kanë përfunduar dy qytetarë kolumbianë, të cilët u zbuluan teksa po paketonin kutitë në një vilë luksoze në Santa Maria të Huachipa. Peru është një nga vendet që eksporton më shumë kallaj në mbarë botën dhe sipas policisë vendase nuk është hera e parë që përdoret ky sistem për të transportuar sasi të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Sipas agjencisë federale të anti-drogës amerikane, Peru është një prej tre vendeve prodhuesve kryesorë të kokainës, së bashku me Colombia e Bolivia. r.b/NOA