Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në 21-vjetorin e themelimit të kësaj force politike se objekti kryesor i saj mbetet zhvillimi i vendit.
“PD provoi se programi i saj ka në themel lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Unë jam këtu për tu garantuar se liritë dhe të rrjeteve të tyre mbetet përparësia e PD-së dhe mazhorancës së saj”, tha Berisha.
Në ceremoninë që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Sali Berisha ka bërë një përmbledhje të gjithë sfidave që ju deshën vendit për të arritur pluralizmin. Ai është ndalur dhe në qeverisjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo forcë politike e ka renditur vendin në aleancat më të fuqishme.
“Në 21 vjet si në asnjë vend tjetër të ardhurat për frymë janë rritur si asnjë herë tjetër. Jemi vendi në të cilin mbi 80 për qind e prodhimit vjen nga sektori privat”, tha Berisha.
a.k/NOA