Korçë, 12 dhjetor, 2011, NOA – Policia e Korçës ka kërkuar ndjekje penale për personat që kanë dëmtuar pyllin me bredha në fshatin Dardhë. Efektivat e Policisë Pyjore kanë kapur në flagrancë disa fshatarë që ishin duke prerë sasi të konsiderueshme bredhash, për ta përdorur më pas për lënë drusore. Hetimi në gjendje të lirë ka nisur ndaj; Elind Pëllumb Sina, 22 vjeç, Blerti Bardhyl Hoxha, 32 vjeç, Igli Hysni Zorba, 21 vjeç, Xhevdet Sefedin Hoxha, 54 vjeç dhe Alket Rasim Hoxha, 31 vjeç. Të gjithë personat nën hetim janë banues në fshatin Miras të Devollit.
Materialet në ngarkim të të akuzuarave janë dërguar në Gjykatën e Korçës ku pritet të vazhdojë dhe çështja penale ndaj tyre.
a.k/NOA