English

Presidenti Topi refuzon ftesën e Berishës për kremtimin e 21-vjetorit të PD

Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA/ Ariola Ymeraj – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, refuzon të marrë pjesë në kremtimet që po zhvillohen momentalisht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, forca e parë politike opozitare në Shqipëri.

Burime nga stafi organizator i ceremonisë në PD, i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al se Presidentit të Republikës, Bamir Topi i është dërguar ftesa nga PD për të marrë pjesë në ceremoninë e 21 vjetorit të krijimit të kësaj partie, por ai e ka refuzuar këtë ftesë dhe ka vendosur të mos marrë pjesë.

Në ceremoninë që aktualisht po zhvillohet në hollin qendror të Pallatit të Kongreseve marrin pjesë shumë të ftuar për të kujtuar 21 vjet nga themelimi i PD. Por Bamir Topi mungon në këtë festë.

Presidenti që do të lërë mandatin vitin e ardhshëm, më herët ishte nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Ai u zgjodh në krye të shtetit përmes një votimi të vështirë ku për shkak se më 2007 në Kuvend kërkoheshin 84 vota, veç votave të mazhorancës, u përfshinë dhe gjashtë deputetë të Partisë Socialiste.

a.ye.t//NOA

KOMENTE