Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA - Partia Socialiste do të zhvilloj sot seancën e parë dëgjimore publike me 12 kandidatët e përzgjedhur për postin Avokatit të Popullit.
Emrat u publikuan pas një përzgjedhje të kandidatëve që paraqitën dokumentet në selinë rozë. Ky është procesi i parë ku një forcë politike merr përsipër që të zgjedh kandidatin për në një post shtetëror me anë të selektimit publikë. Fillimisht u paraqitwn 33 kandidatë. Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën që aspiron të kryejë.
Kandidatët për Avokatin e Popullit
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj