Beograd, (Serbi) 12 dhjetor 2011, NOA - Një pjesë e policisë së Serbisë sot ka bërë grevë, që ështëm e treta këtë vit, duke kërkuar rroga më të mira dhe përmirësim të kushteve të punës.
Nuk ishte e qartë se sa policë kanë marrë pjesë në grevë. Ky aksion ka shkaktuar pritje të gjata në vendkalimet kufitare, ku policët ishin në punë, por qëllimisht punonin më ngadalë.
Sindikata e policisë kihste marrë vendim për këtë grevë, pas dështimit të bisedimeve me qeverinë.
NOA/RFE