English

Shkurtimi i shpenzimeve, Italia nis sot grevat

Romë, (Itali) 12 dhjetor, 2011, NOA - Unioni italian ka bërë të ditur se sot do të shkojë përpara me greva të përgjithshme.

Unioni po proteston kundër reformave për pensionet, që janë pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare.

Monti është takuar mbrëmë me udhëheqësit e unionit, në përpjekje për ta shmangur grevën.

Sidoqoftë, udhëheqësit e unionit dolën nga takimi me mjaft skepticizëm. Njëri prej tyre tha se Monti shpalosi vetëm një përkushtim të përgjithshëm lidhur me shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Masat shtrënguese të Montit përfshijnë rregullimin e sistemit bujar të pensioneve në Itali, duke bërë ngritjen e disa taksave dhe ringjalljen e tatimi në pronë.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE