English

Skandal në Korçë, rrëmbejnë vajzën 11 vjeçare për ta martuar

Korçë, 12 dhjetor, 2011, NOA – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Dy persona kanë rrëmbyer një vajzë 11-vjeçare me synimin për ta martuar me një të afërmin e tyre 15-vjeç. Ngjarja absurde ka për autor Dritan Ajredini, 25 vjeç dhe gruan e tij Entela Ajredini, 23 vjeçe, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA. Mësohet se çifiti ka rrëmbyer vajzën me inicialet E.T duke pasur si qëllim martesën e saj me nipin e tyre 15-vjeçar me inicialet G. A.

Kanë qenë fillimisht familjarët e vajzës ata që të alarmuar kanë bërë në polici denoncimin për zhdukjen e vajzës. Menjëherë kanë nisur hetimet dhe kërkimi nga policia. Të dhënat e para i kanë çuar forcat e rendit tek çifti që kishte marrë përsipër gjetjen e një nuses për nipin. Pas kthimit të vajzës në shtëpi ndaj çiftit Ajredini ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Ata akuzohen për “heqjen e paligjshme të lirisë”.

a.k/NOA

KOMENTE
  • LIRIAN Gjokaj12:50 - 12 Dhjetor 2011
    Nuk eshte problemi te sala siq thuani zoteri por noshta tek personat e pa ndergjegjshem te cilet kan rrembyar vajzen e mitur dhenoshta mos te them te mentaliteti i jon sepse sala nuk munde te shkoj shtpi per shtepi dhe ti vete disoj njerzit...dhe mos e merrni kete gje politike...se nuk ka te baj as gjaa me parti apo politike por shkurte me nji kriminalitet te rende..kunder se cilit gjykata munde te merr masa per denimin me te rende te ketyre kriminelve...
  • aaaaaaa12:47 - 12 Dhjetor 2011
    po shqiperija kur ka qen ndoer qe ka zbatuar ligjet, prindit e vajzes duhet te ven vet ta kapin ate me fal per shrehjen po e kerok ai maskara duhen varrur me kok posh keta qener , jam vet nene dhe e kuptoj agonihen qe ka kaluar prandaj zoti sala te marr masat???????/
  • mario mariglen10:50 - 12 Dhjetor 2011
    po normale kur i heq xhaxhi sala ligjet cfare nuk mund te behet pastaj cdo gje behet....po te kishte denime me vdekje nuk do te kishin ndohur gjera te tilla ..