English

Zvonko Veselinoviç, udhëheqës i dhunës në veri të Kosovës

Prishtinë, 12 dhjetor 2011, NOA – Biznesmeni serb Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij janë organizatorët e dhunës serbe në veri të Kosovës.

Lajmin e bëri me dije, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës nuk duan dhunë, por ata munden dot të kontrollojnë grupet ekstremiste që e shkaktojnë, citon Koha.net.

Sipas Drews, KFOR-i i njeh tashmë ekstremistët serbë që drejtojnë dhunën në veri dhe madje në xhirimet përkatëse duken Zvonko Veselinoviç dhe i vëllai.

“I kemi xhirimet e gjithë asaj që ka ndodhur në barrikada dhe falë kësaj e dimë se kush ka marrë pjesë në organizimin e incidentit. Ato xhirime i janë dorëzuar EULEX-it, i cili bashkëpunon ngushtë me autoritetet serbe. Nga këto grupe është shtënë kundër KFOR-it, më 27 shtator në Jarinje. Nga andej është hedhur kokteji molotov”, tha komandanti i KFOR-it.

Ai bëri me dije se grupin ekstremist serb në Jagnjenicë e udhëhiqte i vëllai i Zvonko Veselinoviç, i cili është plagosur në qafë me plumb gome.

Këto deklarata komandanti i KFOR-it i bëri gjatë takimit me gazetarët serbë, që ndodhen për vizitë dyditëshe në Kosovë, raportojnë mediat e Beogradit.

NOA

KOMENTE