English

Aksident me pasojë vdekje në Kavajë, viktima e paidentifikuar

Tiranë, 12 dhjetor 2011, NOA - Drejtuesi i një makine është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi ka aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar. Isa Hamit Lleshi, 43 vjeç, banues në Shijak ka goditur me makinën e tij “Audi” me targa El 4390 B, qytetarin, i cili ende nuk është identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rreth orës 17:00 në kryqëzimin e fshatit Synej të Kavajës.

Policia po heton për shkaqet e aksidentin dhe respektimin e rregullores së qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimin e viktimës.

a.k/NOA

KOMENTE