English

Arrestohen vëllezërit korçarë, masakruan me thikë 30 vjeçarin

Korçë, 13 dhjetor 2011, NOA- Dy vëllezër korçarë kanë përfunduar në prangat e policisë të akuzuar për vrasje me paramendim gjatë kohës që ndodheshin në Greqi.

Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Taip Ramo 23 vjeç dhe Aurel Ramo 22 vjeç nga fshati Mbroje, janë arrestuar pasi Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurimit “Arrest me burg” , si të dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Mësohet se dy vëllezërit kanë vrarë 30 vjeçarin Erzen Methasa nga Peqini rreth një vit më parë, në fshatin Eani në Kozanë të Greqisë gjatë një grindje për motive të dobëta midis dy grupesh me të rinj shqiptarë.

Mësohet se në këtë grindje kanë qenë të përfshirë edhe dy vëllezërit e sipërpërmendur të cilët sipas policisë kanë qenë edhe autorët që kanë vrarë me thikë 30 vjeçarin Methasa.

Sakaq nga ana e hetimeve të deritanishme të uniformave blu rezulton se autorë të vrasjes së djalit nga Peqini janë dy vëllezërit korçarë.

a.y/NOA

KOMENTE