English

Atentati në Belgjikë, 4 të vdekur e 75 të plagosur

Liegi, 13 dhjetor 2011, NOA- Numri i të vdekurve në Liegi në Belgjikës shkon në katër, mes tyre edhe atentatori.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Prokuroria e mbretërisë në një konferencë për shtyp në Liegi konfirmoi edhe numrin e të plagosurve të cilët kanë shkuar në 75.

Përveç atentatorit Nordine Amrani 32 vjeç, i cili u vetëvra, të vdekurit janë një djalë 15 vjeç i cili gjeti vdekjen menjëherë, një tjetër 17 vjeç i cili gjeti vdekjen i shtruar në spital dhe një grua 75 vjeç e cila gjithashtu vdiq në spital.

a.y/NOA

KOMENTE