English

Daçiç: Mjaft me përralla, kusht i BE, është njohja e Kosovës

Beograd, 13 dhjetor 2011, NOA – Ndërsa Presidenti serb Boris Tadiç pohoi në Itali se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, duke e cilësuar atë si “Djepin e Serbisë”, zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi nga vendi i tij, se Serbia as në muajin mars nuk do të bëjë hap të rëndësishëm për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, në rast se nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Deklaratën e Daçiç e bëri të ditur media serbe Blic.

“Le të mos gënjejmë më dhe të mos tregojmë më përralla. Pasi kusht i BE-së është njohja e Kosovës. Kjo na kërkohet”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Zëvendëskryeministri i Serbisë akuzoi sakaq bashkësinë ndërkombëtare, që sipas tij tradhtoi shpresat e qytetarëve serbë.

Sipas Daçiç, në krye të herës në vitin 2000, ndërkombëtarët i kishin kërkuar Serbisë për integrimin në BE, vetëm largimin e kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviç, por nuk e kishin përmendur asesi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Atëherë askush nuk e përmendte pavarësinë Kosovës dhe pas 11 vjetësh ende nuk mund ta marrim statusin e kandidatit. Kë duhet të ndërrojmë dhe kë duhet të dërgojmë në Hagë”, u shpreh Daçiç, duke nënvizuar se mosdhënia e statusit të kandidatit është një padrejtësi që i bëhet Serbisë.

NOA

KOMENTE
  • korabi17:49 - 13 Dhjetor 2011
    Si duket Dacici e paska kuptuar se ku calon puna ka be mir qe ka fillu me e sensibilizu popullin dhe me ja tregu te drejten sicesht,por ket se ka ber kryetari i serbis qe ende endrron kosoven si djep te serbeve,kush ti kryesor esht njohja e REPUBLIKES SE KOSOVES kjo esht celsi i tegjitha dyerve per serbin.Kurse qeveria e kosoves duhet te merret ma seriozisht me shparrtallimin e bandave kriminale cetnike ne mitrovic.