English

De Biasi shumë shpejt tekniku i përfaqësueses shqiptare

Tiranë, 13 dhjetor NOA - Përfaqësuesja jonë është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar të larguarin Josip Kuze. Deri tani alternativat e përmendura kanë qenë të shumta, por me sa duket lista e emrave është ngushtuar shumë. Në orët e fundit është bërë e ditur se me shumë mundësi do të jetë pikërisht tekniku italian Gianni De Biasi ai që mund të bëhet tekniku i ardhshëm i përfaqësueses sonë. Sipas medieve italiane De Biasi aktualisht është në vazhdim të tratativave me federatën tonë të futbollit dhe shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje e mundshme. r.b/NOA

KOMENTE