English

Diaz dhe Lopez, dy mama të çuditshme

SHBA, 13 dhjetor NOA - Cameron Diaz dhe Jennifer Lopez së bashku në një film. Faktikisht do të jetë i pranishëm në sallat e kinemasë në maj të 2012 filmi i ri i Kirk Jones “What to Expect When You’re Expecting”, që është bazuar në librin e Heidi Murkoff, i cili flet për një grup çiftesh, heteroseksualësh dhe homoseksualësh, të cilët bashkohen të gjithë nga një lajm i gëzueshëm: shumë shpejt do të bëhen prindër. Pesë çiftet do të jenë pre e emocioneve, frikës, surprizave, dhimbjeve e gëzimeve dhe kjo pasi do të sjellin në jetë fëmijët e tyre. Detyra e Diaz në film, si prezantuese e një emisioni që flet për fitnes, është ajo që të ndihmojë femrat të gjejnë formën fizike perfekte. Treilerat e filmit tashmë janë lançuar dhe ndërkohë është bërë e ditur se në SHBA ai do të debutojë më 11 maj. Në kastin e aktorëve janë dhe Matthew Morrison, Anna Kendrick, Elizabeth Banks, Chace CraWford, Rodrigo Santoro, Joe Manganiello, Chris Rock dhe Dennis Quaid. r.b/NOA

KOMENTE