English

Dosja “Virgin”, Prokuroria çon 16 të pandehur për gjykim (Emrat)

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA- Prokuroria ka çuar në gjykatë 16 të pandehur të implikuar në çështjen e naftës “Virgin”.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al. Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimit, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurve Hajri Elezaj, Iljas Fisheku, Bledar Rama, Edmond Ferraj, Dashamir Kasaj, Arian Daci, Flamur Merkaj, Genci Prence, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi , Gazmend Serjanaj, Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi si dhe te personit juridik “Euroil Sha”.

Burime zyrtare nga Prokuroria thanë për NOA.al, se shoqëria "Euroil sha" është shoqëri anonime e themeluar më datë 11.10.2005 me Nipt K 52302801C me objekt aktiviteti “Tregti karburantesh me shumicë ”. Përfaqësues ligjor i kësaj shoqerie si dhe aksioner i vetëm është Hajri Elezaj. Midis shoqërise "Armo Sha" dhe shoqërisë "Euroil Sha" janë lidhur kontrata me objekt shitblerjen e “Virgine naftës”.

“Virgin nafta” e njohur me emrin teknik “Benzinë e Hidropastruar” nuk është produkt i gatshëm për tregtim në tregun shqiptar. “Vergine nafta” është nënprodukt që del nga rafinimi i naftës bruto pas një procesi dytësor për pastrimin e saj nga squfuri.

Në kuadër të verifikimit mbi destinacionin e sasisë së “Virgin naftës” të blerë nga shoqeëia Euroil me qëllim eksportin jashtë vendit nëpërmjet pikave doganore, në Degën e Doganës Vlore janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale tre praktika doganore eksporti në emër të subjektit Euroil Sha me mijëra ton.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet që në muajin tetor të vitit 2010 për shpërdorim të naftës së shtetit. Në këtë hetim janë përfshirë 2 kompani, të cilat bënin kontrabandë me naftën Virgin, duke e regjistruar sikur po eksportohej, ndërkohë që e shisnin atë në karburantet e ndryshme në vend.

Nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “Virgin”, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum.

Më poshtë të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

1. Hajri Elezaj , i biri i Hajredin dhe i Xhemiles i ditl. 14.06.1967 , lindur ne Kukes, dhe banues ne Rr. Anastas Kullurjoti, Nr.5, Tirane, me arsim të lartë, i martuar me dy fëmijë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 404/3 dt. 31.08.2011 ka vendosur “deklarimin e ikjes”

AKUZUAR: Për veprat penale të:

•“Mashtrimit” me pasoja të renda parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

•“Falsifikimit të dokumentave” më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal.

• “Largimi i të burgosur nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal.

2. Iljas Fisheku , i biri i Isa dhe i Behijes, i ditl. 11.02.1959 lindur ne Fier, dhe banues Mbrostar Ura, Fier, me arsim të mesëm, i martuar, kombësi dhe shtetësi shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” aktualisht me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

AKUZUAR: Për veprën penale të: “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

3. Bledar Rama, i biri i Fatmirit dhe i Behares i ditl. 12.06.1976, lindur ne Ballsh, dhe banues në Lagjen 5 Shkurti, i martuar, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar me mase sigurimi “arrest në burg”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin dt. 31.08.2011 ka vendosur “deklarimin e ikjes”.

AKUZUAR: Për veprën penale të “Mashtrimit” në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

4. Edmond Ferraj , i biri i Kaso dhe i Lumturisë i ditl. 19.04.1974 , lindur dhe banues në Lagjen 28 Nëntori, pall. 1100, Vlorë. me arsim të lartë, i punësuar në Degën e Doganës Vlorë, i martuar me dy fëmijë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”,

AKUZUAR: Për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i K. Penal.

5. Arian Daci , i biri i Allushit dhe Faikes, i ditl. 15.11.2011, lindur në Tepelenë, dhe banues në Rr. Muhamet Gjollesha, pall.7, i punësuar në Drejtorinë e Antikontrabandës, i martuar me dy fëmijë, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar ne gjendje të lirë,

AKUZUAR: Për veprën penale të, “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i K. Penal.

6. Dashamir Kasaj, i biri i Veip dhe i Bardhyle, i ditl. 25.04.1959 , lindur Këlcyrë, Përmet dhe banues në Tiranë, Rr. Sami Frashëri, pall.15,shk.3 ap.21, me arsim të lartë, i punësuar inspektor në Drejtorinë e Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, i martuar me dy fëmijë, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”,

AKUZUAR: Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

7.Fadil Abdurramani, i biri i Mediut dhe i Fizes i ditl. 22.11.1950, lindur në Lushnje, dhe banues fshatin Shkallnur Durrës, i martuar me pesë fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

AKUZUAR: Për veprën penale të, “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

8. Flamur Merkaj, i biri i Rexhepit dhe Aishe i ditl. 07.04.1956, lindur në fshatin Ismetaj të Fierit dhe banues në fshatin Vajkan, Komuna Mbrostar, Ura Fier, i martuar, kombësia dhe shtetësia shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

AKUZUAR: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

9.Gazmend Serjanaj, i biri i Faslliut dhe i Vitos i ditl.18.04.1971, lindur në Fier, dhe banues në Mbrostar Ura Fier, i martuar, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 407/2 dt. 01.09.2011 ka vendosur “deklarimin e ikjes”,

AKUZUAR: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

10. Genci Prence , i biri i Llazarit dhe i Inxhikes i ditl. 02.02.1973, lindur në Lushnje, dhe banues fshatin Rrapëz Komuna Kolonjë, Lushnje, i martuar, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

AKUZUAR: Për veprën penale të, “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

11. Kadri Hajredini, i biri i Rakipit dhe i Mydere i ditl.01.04.1952, lindur në Rrapëz, Lushnje, dhe banues në Rrapëz, Komuna Bubullimë, Lushnjë, i martuar me katër fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar në gjendje me masë sigurimi “arrest ne burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” ,

AKUZUAR: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

12. Reshat Aleksi, i biri i Amza dhe i Ismete, i ditl. 27.02.1953, lindur në Maskuri, dhe banues në Shkallnur Durrës, i martuar me pesë fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

AKUZUAR: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

13. Vladimir Koteci, i biri i Kilos dhe i Naunkes i ditl.23.05.1960, lindur në Gradisht Lushnje, dhe banues në qytetin e Lushnjes, Lgj. Çlirimi, pall.17, i martuar me dy fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” zëvendësuar me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”,

AKUZUAR: Për veprën penale të: “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

14. Nikollaq Llozi, i biri i Llazit dhe i Lemes, i dit.15.03.1964, lindur në Libofshë, dhe banues në fshatin Libofshë Fier, i martuar me dy fëmijë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, i hetuar në gjendje të lirë,

AKUZUAR: Për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

15. Fatmir Kaja, i biri i Rapit dhe i Nailes, lindur në datën 01.01.1959, në Mbrostar- Ura, Fier dhe banues në Mbrostar, Ura, Fier, i martuar me dy fëmijë, i padënuar më parë, i hetuar në gjendje të lirë,

AKUZUAR: Për veprën penale të, “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

16. Personi juridik Euroil sha.” i regjistruar si person juridik me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.34143 vendimi, datë 12.10.2005, me seli “Rruga Anastas Kulluriati, Nr. 5 Tiranë me NIPT K52302801C dhe me përfaqësues ligjor shtetasin Hajri Elezaj,

AKUZUAR: Për veprën penale të:

• “Mashtrimit” me pasoja të rënda parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

• “Falsifikimit të dokumentave” më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal.

a.y/NOA

KOMENTE
  • LIRIAN Gjokaj21:29 - 13 Dhjetor 2011
    as nji dite burg ...ju garantoj