Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA- Një 32 vjeçar nga Mirdita është ekstraduar në drejtim të vendit tonë nga Italia.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se 32 vjeçari Albert Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtjes pa leje.
Mësohet se ngjarja për të cilën Margjoni akuzohet ka ndodhur në maj të vitit 2009 në autostragën e Lezhës, ku ky i fundit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Emiljano M.
a.y/NOA