English

Falsifikimi i pasaportave biometrike, arrestohen 3 persona në Durrës

Durrës, 13 dhjetor 2011, NOA – Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen për presion ndaj zyrtarëve shtetëror me qëllim falsifikim të pasaportave.

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Kalimi” janë; Tefik Shehu, 22 vjeç, banues në Durrës, Ismet Rrahmani, 31 vjeç, banues në Pejë të Kosovës dhe Genc Kodra, 26 vjeç, banues në Durrës.

Procedimi penal në gjendje të lire ka filluar ndaj dy të rinjve me inicialet; D.Sh., 19 vjeç dhe O.D., 19 vjeç.

Policia e Durrësit i ka arrestuar tre personat me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, raporton Agjencia NOA.

Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohet të kenë ushtruar ndikim të paligjshëm pranë punonjësve të strukturave të aplikimit e pajisjes me pasaportë.

Sipas hetimeve, qëllimi ka qenë pajisja me pasaporta biometrike e shtetasve kosovarë. Policia ka sekuestruar dhe 1.200 Euro, një automjeti tip B.M.V.me targa CN 740 FZ dhe 4 aparate telefonikë celularë.

Por dy 19-vjeçarët e arrestuar veç presionit ndaj zyrtarëve akuzohen edhe për

të falsifikimit të monedhave.

a.k/NOA

KOMENTE