English

Grabitet me armë supermarketi në Fier

Fier, 13 dhjetor 2011, NOA- Një supermarket në qytetin e Fierit ka qenë pre e grabitjes me armë mbrëmjen e sotme.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se ngjarja në fjalë u krye nga një person i armatosur dhe i maskuar.

Mësohet se pasi ka kërcënuar me armë punonjësen e turnit, grabitësi ka marrë nga aty rreth 2 milionë lekë të vjetra dhe është larguar, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu nisën hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

a.y/NOA

KOMENTE